Basketbollisti i KB Rahovecit, Besnik Sharku, është përfshirë në debatin e madh për palestër, duke kritikuar ashpër politikanët për zhagitjen e punimeve dhe tretjen e talentëve.
Pas zbulimit të dallavereve politike për inate politike që po ndodhin në kurriz të palestrës së Rahovecit, tash janë edhe lojtarët që po reagojnë.
Besnik Sharku me asnë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shprehur indinjatën e tij me mos përfundimin e palestrës.
Sipas Sharkut, i cili është prej më të mirëve të ekipit, shumë talentë dhe gjenerata në 16 vitet e fundit janë tretur pa palestër dhe më e keqja është se fëmijët që ëndërrojnë të merren me sport rrezikojnë që të mos e realizojnë ëndrrën e tyre asnjëherë falë zhagitjes së punimeve.
Megjithatë, Sharku ia kujton Avdullah Hotit i cili po ashtu e ka përfshirë veten në këtë debat pasi që është njeriu që ka në dorë kuletën e shtetit (dhe po ashtu është shef i LDK-së në Rahovec), se nëse palestra nuk përfundohet me kohë, atëherë ai dhe partia e tij duhet t’i harrojnë zgjedhjet e ardhshme në Rahovec, sepse qytetarët e Rahovecit nuk harrojnë.
Postimi i plotë i Sharkut:
I nderuar ministër, Avdullah Hoti!
Ministër dhe bashkvendasi im. Çdo ditë po zgjatet përfundimi i palestrës. Njëri talent pas tjetrit zhduket, dhe ëndrra e njërit fëmijë pas tjetrit që të bëhet sportist po mbytet nga ju.
I nderuar ministër, jeni kryetar i degës së partisë tuaj në Rahovec, dhe prandaj po ju drejtohem juve. Sepse ju po ndikoni që Rahoveci të humbasë talentë çdo ditë dhe të digjen gjenerata të tëra ashtu sikurse 16 vitet e fundit me zhagitjen e punimeve të palestrës – mirëpo, sigurt do t’i humbni edhe zgjedhjet e ardhshme nëse palestra nuk do të përfundohet së shpejti.
Rahoveci nuk harron lehtë dhe ti këtë e di më së miri!
Pa fije respekti për matrapazët e politikës,
Besni Sharku, basketbollist i KB Rahovecit që do të luajë sezonin e ardhshëm në Superligë pa palestër!