Vazhdojnë lajmet e mira sa i përket koronavirusit. Sot është regjistruar vetëm një rast i ri, kundrejt 87 të shëruarve, që është një indikacion i qartë se Covid19 ka filluar ta humb betejën përballë nesh.
Gjithsesi, kjo s’do të thotë se duhet të vetkënaqemi dhe të lëshohemi në aventura të llojit të shpatave me dy teha, ku liria e tepruar mund të na kthehet për të keq.
Andaj, respektoni rregullat edhe për një kohë, sepse sa më herët që e tejkalojmë këtë sfidë, aq më herët i kthehemi normalitetit. /Rahoveci24/