Kryetari i Nismës në Rahovec kalon në AAK

Nismës ia ka dhënë lamtumirën edhe kryetari i Nismës në Rahovec dhe drejtori i Gjeodezisë dhe Kadastrit ne Komunën e Rahovecit, Afrim Oruqi.

Njoftimin për këtë aderim e ka bërë kryetari i AAK-së ne Rahovec, Smajl Latifi.

Oruqi është pritur edhe nga kryetari i AAK, Ramush Haradinaj.

Njoftimi i Latifit:

Në praninë e Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z. Ramush Haradinaj dhe deputetit z. Haxhi Shala, pata kënaqësinë t’i uroj mirëseardhje në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, drejtorit të drejtorisë për gjeodezi, kadastër dhe pronë në Komunën e Rahovecit, z. Afrim Oruqi.

Nga sot, juristi dhe bashkëpunëtori ynë z. Afrim Oruqi, i bashkohet familjes së madhe të AAK-së për t’i çuar edhe më tej përpara projektet që kontribuojnë në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Rahovecit.

Mirë se erdhe në radhët e AAK-së dhe ju bashkove rrugëtimit tonë drejt sukseseve të reja, i nderuar Afrim Oruqi.
Aleanca është gjithmonë e gatshme dhe e hapur të pranojë në gjirin e saj njerëz të mirë që i shërbejnë me përkushtim interesit të përgjithshëm.

ecimbashkëdrejtsuksesevetëreja!

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.