Kryetari Latifi konfirmon raportimin e Rahoveci24: Të gjitha rastet e dyshuara për koronavirus pas kontaktit me shitësit e fidaneve rezultojnë negativë

Ditë më parë Rahoveci24 kishte raportuar ekskluzivisht lidhur me rezultatin negativ për të gjithë të dyshuarit me koronavirus që kishin kontakt me shitësit e fidaneve nga Malisheva, të cilët produktet e tyre i shitën në Krushë të Madhe dhe Rugovë.

Me rastin e shitjes në Krushë të Madhe, disa qytetarë nga Hoça e Vogël, Brestoci e Nagaci kishin kontakt me ta, por që fatmirësisht rezultuan negativë.

Raportimin e portalit tonë e konfirmoi mbrëmë edhe kreu i komunës, Smajl Latifi përmes një postimi në faqen zyrtare të rrjetit social “Facebook”.

RAHOVECI VAZHDON TË MBETET I PAPREKUR NGA COVID-19Të nderuar qytetarë, Sapo jam informuar se nga 24 mostrat e marra…

Posted by Smajl Latifi on Tuesday, April 21, 2020

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.