Ishte një nga temat më të përfolura pak kohë parë, kur dy qytetarë nga Malisheva kishin shkuar fillimisht në Rugovë të Hasit e më pastaj në Krushë të Madhe për të shitur fidane.
Aty kanë pasur kontakte me shumë qytetarë të komunës së Rahovecit, në veçanti të fshatërave, Hoçë e Vogël, Brestoc e Nagac.
Megjithatë, pas përfundimit të analizave, Rahoveci24 mëson ekskluzivisht se të gjithë të dyshuarit kanë rezultuar negativë.
Një lajm i mirë ky, që si komunë vazhdojmë të jemi të paprekur dhe pa kontakt me të infektuar, por kjo nuk duhet të krijojë vetëkënaqësi te qytetarët tanë, që duhet t’i zbatojnë rregullat e institucioneve gjegjëse.
Rasti i vetëm nga Rahoveci mbetet infermierja që jeton e vepron në Prishtinë. Pra, përkundër faktit se është e lindur në Kramovik të Rahovecit, nuk ka pasur fare kontakte, teksa punon në Spitalin Amerikan.
Rahoveci24