KB Rahoveci ka konfirmuar në formë spektakolare tre transferime vendore.
U mendua se klubi do të ketë telashe të mëdha në krijimin e një baze me lojtarë vendorë pasi Prishtina rrëmbeu Koshin, Qallakun dhe Morinën, por udhëheqësia e klubit ka bërë punë të shkëlqyer duke mbuluar boshllëkun me lojtarë të talentuar dhe të rinj që i bashkohen superyjeve lokale, Bardhit dhe Visarit.
Fisnik Juniku (plejmejker), Sami Hajzeri (premier mbrojtës dhe shuter) dhe Edmond Hajzeri (specialist për 3) kanë zbarkuae në Rahovec pasi patën sezone të shkëlqyera nëpër klubet e tyre.
Kështu konfirmohet raportimi i Rahoveci24 që raportoi ekskluzivisht për fillimin e zyrtarizimeve nga e hëna.
Dhe, ky është vetëm fillimi pasi sonte ekskluzivisht Rahoveci24 konfirmon nënshkrimin me një superyll vendor me çka kompletohet skuadra me vendorë.
Pas zyrtarizimit të vendorëve pritet ardhja e lojtarëve të huaj, për çka ekskluzivisht do ju informojmë me kohë, sepse Rahoveci24 është damari i basketbollit në qytetin tonë.