Korenica i VV, I PARI që ka ofruar program me shfletim në telefon, I VETMI që ka ofruar dokument për qytetarë (Video)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka lansuar atë që ai e quan inovacionin e kësaj fushate elektorale në mbarë vendin – shfletimin e programit të tij për ndryshimin e madhe me anë të QR Code në telefon.

Prograin ai e zbuloi mesditën e të dielës në banerin kryesor te Park Plaza, ku ishin qindra aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, aktivistë e qytetarë.

Aty Korenica ka testuar QR Coden, i cili skanohet me aplikacionin WALLET në iPhone dhe QuickScan në Android, e prej ku qytetarët më pas në telefon mund ta lexojnë të plotë programin e tij #JepiKokrrënRahovecit dhe broshurën në fjalë.

Pos tjerash, qytetarët patën rastin që të dëgjonë prezantimin e programit në zemër të qytetit, e po ashtu u shpërndanë edhe broshurat, që sipas Korenicës janë dokumenti i vetëm nga të gjithë kandidatët që kanë ofruar për qytetarët në këto zgjedhje.

Korenica ka ofruar 10 zotime të realizueshme, ku përfshihen shujta falas për fëmijë nga klasa 1 deri 5, ndërtimi i 5 çerdheve, trafikun urban, përfundmin e
palestrës dhe përkrahja e bujqësisë, e 24 orë ujë. /Rahoveci24/Telegrafi/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.