Dega e VV-së në Rahovec ka kritikuar çasjen e kreut aktual të komunës, Smajl Latifit, lidhur me problemet infrastrukturore në qytetin tonë.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të rrjetit social “Facebook” ka shtuar disa pika në të cilat sipas tyre komuna duhet të bazohet për t’i evituar këto probleme.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
Çdo vit, komuna jonë përballet me vërshime të fuqishme nga të rreshurat të shiut me intenzitet të lartë, me ç’rast Komuna jonë secilin vit me paratë e taksapaguesve detyrohet të bëjë sanimin e dëmeve nga këto të rreshura, madje edhe në raste kur të reshurat nuk janë shumë të fuqishme rrugët kryesore të qytetit i mbulon uji duke shkaktuar telashe të medha për banorët e komunës tonë.
Deri më sot, asnjë kryetar nga Komuna jonë nuk është marrë seriozisht me zgjidhjen e këtij problemi duke lënë që problemi të vazhdojë dhe duke i detyruar banorët të përballen vet me këto të reshura.
Kryetari aktual i komunës tonë z.Smajl Latifi më 26 qershor 2019 (shih foto) ka mbajtur një takim me inxhinjerët e Komunës së Rahovecit me qëllim të përpilimit të projektit ideor për ujrat atmosferik, projekt ky i cili do ti jepte fund këtij problemi të kahmotshëm për qytetin e Rahovecit.
Përkitazi, pas këtij takimi inxhinjerët e Komunës se Rahovecit kanë prezantuar edhe disa propozime për zgjidhjen e problemit, siç janë:
• Inçizimi i gjendjes ekzistuese-reliefi (infrastruktura e kanalizimeve fekale, atmosferikë dhe instalimeve nëntokësore).
• Të bëhet planifikimi i ndërtimit të kanalit monolit përgjatë rrugës ‘’Xhelal Hajda – Toni’’
• Të bëhet planifikimi i ndërtimit të kanalit monolit në rrugën ‘’Gezim Hamza – Piktori’’ në të cilin do të shkarkohen ujerat nga Rija, nëpërmjet rrugës Dëshmoret e Pashtrikut, rrugës Kullat Binjake, pra në rrugën Gezim Hamza – Piktori.
• Të bëhet rritja e kapacitetit të pranimit të ujit në rrugën Avdullah Bugari, në te cilën do të shkarkohen ujërat nga rruga Agim Qelaj, Asllan Kleqka, Ali Sokoli, Mizahir Isma, dhe shkarkimi final të bëhet në rrugën Ibrahim Rugova.
• Të bëhet planifikimi i kolektorit në rrugën Gëzim Hamza – Piktori i cili do të pranojë ujin nga rruga Vëllezërit Haradinaj, dhe rrugët tjera te cilat kyçen në këtë rrugë dhe më pas të shkarkohet në lumin Duhllo.
• Largimi i ujit nga brendia e qytetit të Rahovecit propozohet që të bëhet nëpërmjet katër kolektorëve: Rruga Xhelal Hajda – Toni, Rruga Gezim Hamza – Piktori, Lumi Duhllo dhe Rruga Ibrahim Rugova.
Siç duket, këto propozime kanë mbetur në sirtar pasi që këto ditë ka filluar sanimi i rrugëve kryesore të qytetit si pasojë e gropave të hapura nga këto të reshura dhe fare nuk janë lodhur që projektin në fjalë ta zbatojnë para se ti sanojnë gropat e dalura nëpër rrugë, edhe pse, me datë 31 tetor 2019 është lidhur kontrata me kontraktuesin: FIDANI L dhe FIDANI BETON Shpk për trajtimin e kanalizimeve fekale (gropa septike) në komunën e Rahovecit. Shuma e kësaj kontrate është 438,668.29 euro bashkëfinancim nga MAPL dhe Komuna e Rahovecit.
Në jemi të bindur, por dhe qytetarët po binden dhe më shumë se në ekzekutivin e Komunës tonë duke filluar nga Kryetari, mbizotëron mungesa e profesionalizmit në zbatimin e projekteve të domosdoshmë për qytetarët tanë të cilët detyrohen të përballen çdo vit me këto probleme. Edhe pse në fushatë e kanë gojën plotë, atë që arrijnë ta bëjnë janë vetëm një show mediatik për fjalët që i merr uji.
A thua vallë, në xhepin e kujt përfundojnë paratë tona?