Vërshimet shkaktuan mbi 100 mijë euro dëme në Rahovec

Pas vërshimeve të fundit të shkaktuara nga reshjet e shiut, kryetari i Rahovecit Idriz Vehapi, ka formuar komisionin për vlerësimin e dëmeve në kulturat bujqësore në Komunën e Rahovecit.

Sipas komisionit dëme të mëdha janë shkaktuar në këto zona kadastrale; Rahovec, Fortesë, Celinë, Krushë e Madhe, Xërxe, kurse dëme më të vogla janë shkaktuar në Malësi të Vogël, Qifllak, Ratkoc, Dejë dhe Hoqë e Vogël. Dëme janë shkaktuar kryesisht në këto kultura bujqësore: Grurë, Patate, ara të  përgatitura për mbjellje  pranverore.

Vlera e përgjithshme e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e 7 marsit , në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit në sektorin e bujqësisë kapin shifrën e 102.450 euro, transmeton Klan Kosova.

 

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.