Vërshimet shkaktojnë dëme të mëdha në disa fshatëra të Rahovecit, Latifi: Problemet nesër ua adresojmë autoriteteve qendrore

Disa fshatëra të komunës së Rahovecit janë prekur goxha nga vërshimet e mbrëmshme dhe ato të sotshme, shkruan Rahoveci24.

Ka qenë kreu i komunës, Smajl Latifi, që përmes një postimi në faqen zyrtare të rrjetit social “Facebook” ka deklaruar se po bëjnë maksimumin që t’u qëndrojnë afër fermerëve të prekur, ndërsa qysh nesër problemet do t’ua adresojnë autoriteteve qendrore.

Më poshtë edhe postimi i para pak çasteve i Lafiti.

Rrebeshet intensive, vërshimet dhe breshëri, sot pasdite përsëri kanë përfshirë komunën e Rahovecit.Zonat më të…

Posted by Smajl Latifi on Wednesday, May 20, 2020

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.