Vazhdon përkrahja e bashkëatdhetarëve, familja Cenka dhuron 72 pako ushqimore dhe po aq thasë miell

Vazhdon solidariteti i bashkëvendasve tanë që jetojnë e veprojnë në mërgim.

Sot ishte radha për familjen Cenka, gjegjësisht, Esat, Sedat dhe Nehat Cenka, shkruan Rahoveci24.

Familja Cenka, e cila ushtron veprimtarinë e saj në Austri, ka dhuruar 72 pako ushqimore dhe 72 thasë miell, për t’i ndihmuar familjet në nevojë.

Lajmin e ka konfirmuar kreu i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, përmes një postimi në faqen zyrtare të rrjetit social “Facebook”.

Sot, karvanit për përkrahjen e familjeve në nevojë ju bashkuan edhe bashkëatdhetarët tanë, z.Esat Cenka, z. Sedat Cenka…

Posted by Smajl Latifi on Tuesday, April 21, 2020

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.