Të rinjtë e Rahovecit me gjest fantastik, pastrojnë një nga pjesët më të frekuentura të qytetit

Disa të rinj rahovecas, me vetiniciativë, kanë pastruar një nga pjesët më të frekuentura të qytetit.

Në disa fotografi që i ka siguruar Rahoveci24, shihet një numër i konsiderueshëm i të rinjve, që kanë bërë një gjest fenomenal.

Shpresojmë që njerëzit të ndërgjegjësohen gjithnjë e më tepër, pasi tokën dhe vendet potenciale për turizëm, duhet t’i mbajmë pastër çdoherë, në mënyrë që të tërheqim vizitorë nga vendet e tjera.

Më poshtë edhe fotografitë e siguruara nga ne.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.