Komuna e Rahovecit e drejtuar nga Smajl Latifi po thyen rekordet si komuna më e veçantë – nga aspekti negativ.Pak ditë pasi kontriboi në paralizimin e klubit të basketbollit, KB Rahoveci, në mes të pandemisë Komuna e Rahovecit tash po persekuton gastronomët.
Është komuna e parë ajo e Rahovecit e cila po kërcënon me mbyllje lokalet e gastronomise ku janë të punësuar qindra qytetarë, edhe pse institucionet normale do të duhej të ndihmonin gastronomët.
Në një dokument të siguruar nga Rahoveci24, shihet se si Komuna e Rahovecit i ka dërguar shkresë një nga lokaleve të qytetit duke kërcënuar me mbyllje në emër të një borgji ndaj taksave komunale.
Pikërisht kur duhet dora e shtetit dhe sidomos e Smajl Latifit për të ndihmuar gastronomët, ndodh e kundërta, ata persekutohen. Ende lokalet në Rahovec punojnë deri ora 22:30 dhe me kufizime të ashpra që kanë bërë të ulet konsumi dhe shumë qytetarë të humbim vende pune.
