Shtyhet afati i aplikimit për bursat studentore në komunën e Rahovecit

Njoftim për shtyrjen e afatit të aplikimit në konkursin për ndarjen e bursave studentore.

Të nderuar student të komunës së Rahovecit,

Drejtoria Komunale për Arsim, për shkak  të gjendjes së krijuar nga pandemia Covid-19, pasi ka shpallur konkursin me nr. prot: 221, të datës 07.04.2020, jep këtë :

Njoftim

Ju njoftojmë nga Drejtoria Komunale për Arsim, se për shkak të gjendjes së krijuar si rezultat i pandemisë Covid-19 dhe për shkak të masave të rrepta të kufizimit të lëvizjes për qytetarë, shumica e studentëve të komunës sonë nuk patën mundësinë të aplikojnë sepse nuk kanë mundur t’i nxjerrin dokumentet e nevojshme për të aplikuar nga administratat e fakulteteve përkatëse. Si rezultat i kësaj, numri i aplikativëve për bursa pranë DKA-së gjatë këtyre ditëve ishin shumë të vogla.  

Për këtë arsyeje, DKA ka vendosur të zgjasë afatin e aplikimit për bursa deri në njoftim tjetër. Pra, studentët mund të aplikojnë për bursa dhe pas datës 05.05.2020. 

Shpresojmë që sa më shpejtë ta tejkalojmë këtë gjendje!

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.