Rikthehen reshjet e shiut dhe bubullimat në Kosovë!

Në fundjavë më ngrohtë, të shtunën vranësira dhe diell. Nga e diela sërish me reshje lokale shiu dhe bubullima.

Ditën e shtunë fusha të presionit më të rritur nga Mesdheu parashihet të sjellin situatë pak më stabile sinoptike, me mundësi më të vogla për të reshura, edhe pse gjatë ditës do të ketë vranësira. Ndërkohë masa më të ngrohta ajrore që do të depërtojnë nga Afrika veriore do kushtëzojnë mot më të ngrohtë, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se nga dita e diel dhe në fillim të javës së ardhshme, fusha të presionit të ulët nga Atlantiku, sërish do të fillojnë të shtrihen mbi rajon.

Nën këto kushte parashihet të mbajë mot jostabil dhe i ndryshueshëm, e orëve të pasdites me reshje lokale shiu të shoqëruara edhe me bubullima.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.