“Rastet e reja në Rahovec kanë qenë të karantinuar”

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Rahovec janë paraqitur katër raste të reja.

Kryetari Smajl Latifi ka thënë për RTV Dukagjinin se rastet e paraqitura janë familjarë të një punëtoreje që ishte infektuar më parë në Repartin e Hemodializës në Prizren.

640x74

“Personat në fjalë janë të karantinuar dhe është bërë ritestimi i tyre pasi më parë kishin dalë negativ”.

Latifi thotë se këta persona nuk kanë asnjë simptomë dhe shpreson se në testimin e tretë do të shpallen të shëruar.

Ai thotë se rastet janë të izoluara dhe nuk ka frikë për paraqitjen e rasteve tjera nga kontaktet me ta.

“Kjo javë do të jetë java e ritestimeve dhe do të rezultojnë të shëruar shumë raste pasi kanë më shumë se dy javë që rezultojnë të shëruar me COVID-19”, tha ndër të tjera Smajl Latifi.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.