Rahoveci24, “për kokërr t’Qefit” gazeta zyrtare e HardhFest 2016 (Foto)

Rahoveci24 në bashkëpunim me HardhFest do të vijnë krejt ndryshe në prag të edicionit të 15-të dhe jubilar të festës së rrushit në Rahovec.

Rahoveci24 do të jetë në një farë forme “gazeta zyrtare” e HardhFest 2016, ku të gjitha informacionet rreth festivalit do të publikohen në kohë reale dhe në korrelacion me të gjitha aktivitetet.

Ditë më parë Rahoveci24 informoi të gjithë se Edon Cana u shpall nikoqir nderi, teksa priten edhe risi të tjera.

Pra, deri më 5 shtator, Rahoveci24 do të jetë gazeta e Hardh Fest 2016, ku do të mund të mishëroheni me festivalin e vendit tonë, për të cilin duhet të jemi krenar të gjithë dhe të mishërohemi të gjithë duke bashkëpunuar. /Rahoveci24/

cover 1

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.