“Rahoveci krenar me Avdullah Bugarin”

Në vazhdën e kujtimeve të Prof. Dr. Sabahajdin Cena për të rënët e luftës së Rahovecit, ai sot shkroi për dëshmorin e kombit luftëtarin e UÇK-së Abdullah Bugarin.

Abdullah Zijajdin Bugari 06.06.1962 – 17.07.1998

“Kush po zdirgjet prej Careci?!
Avdullahu i Rahovecit.
N’ krye t’ çetës ja ka m’sy,
N’ Rahovec për me hy!”

Me themelimin e Shtabit të Rahovecit, nën “Kërsh të Keq”, Abdullahu merr komandimin mbi “Dallëndyshet e Para”. Thyen monopatet e dhijaret e Malësisë së Tropojës vetëm e vetëm që të armatoset me tërë skuadrën dhe të përballet me forcat serboçetnike në Rahovec.

Detyrat e këtilla Abdullahu i kryente me sukses të jashtëzakonshëm, dhe me të arritur në “Kërshin e Keq”, Xhelal Hajda – Toni, e cakton komandant të kompanisë që kishte pozicionet në “Lugun e Gjeraqinës”, në “Majën e Shkodranit” e deri te “Rrasat e Rahovecit”.

Duke zbritur prej “Rrasave të Rahovecit”, komandanti tepërton nëpër “Varrezat serbe”e “Lajthishtet” deri në bazën e tij në lagjen e “Ambulancës” duke kryer shumë operacione brenda aksionit për çarmatosjen e popullatës së armatosur serbe të Rahovecit e cila ishte e pajisur me armatim të sofisitikuar për luftime në qytet dhe si civilë të armatosur vepronin në lagjet me populllatë të përzier.

Në operacionet e këtilla, në altarin e lirisë përjetësohet Abdullah Bugari, jo larg postës së qytetit dhe kështu filloi Beteja e Rahovecit.

LAVDI DËSHMORËVE TË KORRIKUT! LAVDI DËSHMORIT ABDULLAH BUGARI!

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.