Qytetarët dhe bizneset kërkesat duhet t’i adresojnë në shtabet emergjente komunale

NJOFTIM ME RËNDËSI NGA ASOSACIONI I KOMUNAVE TË KOSOVËS QYTETARËT DHE BIZNESET KËRKESAT DUHET TI ADRESOJNË NË SHTABET EMERGJENTE KOMUNALE

Të nderuar qytetarë,

Ju informojmë se Qendra Operative në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike kërkon që tё gjitha kërkesat e qytetarëve të trajtohen nga ana e Shtabeve Emergjente Komunale dhe pastaj nga aty të komunikohen te Qendra Operative për trajtim të mëtutjeshëm.

Kjo pra, nënkupton edhe nëse duhet tё komunikohet me Qendrën Operative të MPBAP-së, ai komunikim duhet të bëhet nga Komuna e jo nga bizneset ose qytetarët.

Në këtë rast për çdo kërkesë nga ju të nderuar qytetarë ose edhe nga bizneset të cilat operojnë në komunën e Rahovecit, duhet ti drejtoheni Shtabit të Posaçëm Emergjent në komunën e Rahovecit.

Numri kontaktues i Shtabit të Posaçëm në Komunën e Rahovecit është:


☎️ 044/546/630- Artan Asllani, drejtor i DEZHT-së;


📧 Email: artan.asllani@rks-gov.net.

Ju ftojmë për bashkëpunim të mëtutjeshëm, në mënyrë që së bashku ti adresojmë, nevojat dhe kërkesat e juaja në Minsitrinë e Brendshme të Administratës Publike.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.