Qytetarët që e frekuentojnë vazhdimisht njërën prej rrugëve kryesore të qytetit dhe bizneset që e ushtrojnë veprimtarinë në këtë segment rrugor, po ankohen pandalë lidhur me pusetën që gjendet aty.
Në fotot dhe videon e siguruar nga “Rahoveci24”, shihen problemet që i ka shkaktuar ky lloj “bashkëpunimi” mes shiut dhe pusetës, që ka ndikuar jashtëzakonisht shumë keq në lansimin mbi të mbeturinave.
Shpresojmë që organet komunale të veprojnë sa më shpejt të jetë e mundur.