Prof. Dr. Sabahajdin Cena: Si Beatrisa kanë vepruar përherë motrat shqiptare

Profesori i shquar rahovecian, Sabahajdin Cena, ka vlerësuar lart kandidimin e Beatrisa Pista Demirit për deputete në Kuvendin e Kosovës.

Ai thotë se Beatrisa e ka rikthyer imazhin e Elvisit dhe dëshira e saj për të çuar në vend amanetin e tij është një gjë që e kanë bërë për herë motrat shqiptare.

Ky deklarim i veprimtarit të madh të çështjes kombëtare dhe ikonës së Rahovecit vjen pas disa kritikave për kandidimin e Beatrisës tri vjet pas vrasjes së vëllait.
E sipas profesorit të respektuar në mbarë Evropën, tash Beatrisa ka rastin të justifikojë epitetin “E Hekurt”.

“Zonja Beatrisë na solli edhe një herë imazhin për Elvisin dhe na prodhoi lot mallëngjimi e krenarie për motrën me ambicie që ta çojë në vend dëshirën e vëllait. Kështu, për herë kanë vepruar motrat e vëllezërve shqiptarë. E ka shansin që ta arsyetojë epitetin “e hekurt” pasi që të parin “Zonjë” veç e ka, por I duhet punë, I duhen edhe mjete”, u shpreh Cena për Rahoveci24.
Intervista e plotë, kliko këtu ! 

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.