Prof. Dr. Sabahajdin Cena: Beatrisa e denjë për deputete, të çojë në vend amanetin e vëllait

Ikona e intelektualitetit dhe simboli i çdo gjëje të mençur, veprimtari i shquar kombëtar, Prof. Dr. Sabahajdin Cena, ka dhënë një intervistë për Rahoveci24, ku ka folur rreth kandidates e cila shihet si favorite për të përfaqësuar Rahovecin në Kuvendin e Kosovës për herë të parë pas shumë vitesh.

Rahoveci ka tash e disa vjet që nuk ka përfaqësues në Kuvend, dhe Beatrisa mund të bëhet femra e parë nga qyteti i rrushit që mund të arrijë të jetë përfaqësuese.

Për Rahvoeci24, Prof. Dr. Sabahajdin Cena tregon se si e njeh ai Beatrisën dhe tregon se ajo është e denjë për të qenë deputete, vetëm se duhet ta çojë amanetin e vëllait të saj në vend.

Intervista e plotë:

Si e njihni Beatrisa Pista Demirin dhe si e vlerësoni personalitetin e saj?
Prof. Dr. Sabahajdin Cena: Zonjën e njoh qysh moti dhe pata nderin që të ja njoh edhe vëllain. Konsideroj dhe ndaj kënaqësinë me të gjithë ata që e përkrahën Elvisin, por dua që të ndaj këtë edhe me ata që do ta përkrahin për ta realizuar jo vetëm ëndrrën e asj, por edhe nevojën e anadrinasve.

A mendoni se është e denjë Beatrisa për ët ndjekur rrugën e Elvisit dhe të bëhet deputete?
Prof. Dr. Sabahajdin Cena: Kam një përshtypje dhe dëshirë që ajo ta arrijë këtë objektiv, këtë synim jetësor, jo vetëm për dëshirë, por mban një barrë të amanetit nga vëllai, dëshira e të cilit ishte që t’I kontriboj Rahovecit, Kosovës dhe kombit, prandaj Beatrias e vazhdoftë rrugën për realizimin e këtij objektivi.

Si e njihni familjen Pista dhe si e shihni këtë fushatë, kur dihet se në fushatën e kaluar Elvisi ju ka vizituar në Lugun e Gjeraqinës?
Prof. Dr. Sabahajdin Cena: Historikisht, familjen Pista, si qytetar dhe kronikan I Rahovecit e njoh mirë, por edhe familjen ku nusëroi Beatrisa, pra familjen e profesor Hilmi Demirit. Vizita që ma bëri Elvis Pista, këtu në “lugun e Gjeraqinës” ka qenë një kënaqësi e veçantë dhe këtë pata nderin ta ndaj me kryeatarin, kolegun tim prof. dr. Idriz Vehapin, prandaj konsideroj se ato ishin çastet më të përzemërta të jetës sime, sepse I pati rënë ndërmend dikujt që të më vizitojë edhe në këtë lugshtajë që u bë një prej prozhmeve më të bukura. Do të isha edhe më I kënaqur siukr t’I kisha në aparat ato filmimie që për ne ishte një nder dhe krenari sepse prej një deponie lugun e kthyem në lulishte e bletajë. Po të ishte Elvisi, sot do ta bënim “Kopsht Botanik”.

A keni ndonjë ndjenjë të veçantë sot kur e shihni motrën e Elvisit në garën për deputete?
Prof. Dr. Sabahajdin Cena: Si nuk kemi?! Zonja Beatrisë na solli edhe një herë imazhin për Elvisin dhe na prodhoi lot mallëngjimi e krenarie për motrën me ambicie që ta çojë në vend dëshirën e vëllait. Kështu, për herë kanë vepruar motrat e vëllezërve shqiptarë. E ka shansin që ta arsyetojë epitetin “e hekurt” pasi që të parin “Zonjë” veç e ka, por I duhet punë, I duhen edhe mjete. Eh fushatë, e fushatë!

A mendoni se zonja Beatrisë mund të jetë përfaqësuese e denjë e Rahovecit?
Prof. Dr. Sabahajdin Cena: JO vetëm se mendoj, por edhe shpersoj se mund të bëhet dhe besjo se do të bëhet. E denjë? E denjë është secila efmër shqiptare, secila intelektuale, çdo motër e jona, nëse mendon për Shqipërinë dhe Kosovën, për ata që dhanë jetën dhe për Rahovecin. Rahoveci nuk është përjashtim nga çështja jonë kombëtare. Beatrisa ka forcë, ka dije, ka edhe vullnet për të punuar. Së paku kështu krijohet një përshtypje në saje të vullnetit të saj dhe të qytetarëve që duhet t’I japin besimin. Dashtë Zoti, e ia dhafshin besimin e premtuar. Edhe ajo e njeh gjendjen në Rahovec.

E kanë cilësuar si “Zonjë e Hekurt”, sa I përshtatet ky epitet zonjës Beatrisë?
Prof. Dr. Sabahajdin Cena: Po. E kam lexuar nëpër Facebook-ët, por më do të doja që konvenca “Zonjë e Hekurt” të mos zvarritet në frazeologjinë tonë. Ndoshta është më afër “Princeshës Argjiro” apo Tringës, Norës, Zogës, Shotës, Xhevës e të shumë heroinave që ia kanë kaluar “Zonjës së Hekurt”. Por, si t’I pëlqejë asaj, sahtu le të bëhet, nuk e dëmton.

A e besoni ju se mund ta marrë besimin që të bëhet deputetja parë femër nga qyteti i Rahovecit?
Prof. Dr. Sabahajdin Cena: Besoj, besoj shumë, pasi që si njohës I saj, di se ka një background të begatshëm, një përvojë të mirë jetësore dhe një kalitje në menaxhimin e vetes, pro edhe institucionit që drejtoi. I duhet edhe më shumë durim e qetësi, sepse ajo duhet ta ketë parasysh se është një motër e Elvisit, është nënë e dy fëmijëve, është bashkëshorte dhe shtëpiake dhe se jeta vazhdon pavarësisht rrethanave të së kaluarës.
Nuk mendojmë se “e kaluara e harruara”, por megjithatë I duhet pak çelnikosje sepse nuk është e vetme në këtë botë, bën pjesë në grupin e motrave po kështu të lënduara për shkak të humbjes së vëllezërve të vetëm. Dashtë Zoti që ta ketë nënën, motrën, fëmijët, nipërit dhe mbesat sepse jeta është jetë.

Cili është mesazhi juaj për Rahovecin për këto zgjedhje?
Prof. Dr. Sabahajdin Cena: Dëshiroj që të jenë të qeta. TË kalojnë me gëzime e hare. Pretendentët të jenë sa më të hareshëm. Të përpiqen që ta ç’tensionojnë situatën. T’i japin besimin atij, ose asaj që mendojnë se është më e mrië. Të mos ofendojnë. Dhe në fund, dëshiroj që Beatrisës t’I plotësohet kjo dëshirë sepse të gjithë jemi për risi, të gjithë jemi për novatorizëm. Urime dhe suksese drejt fitoreve të reja në fushatën e mendimit të ri, e të “Fillimit të Ri”.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.