I pari i vendit, Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen Latifi me rastin e ndarjes nga jeta të vëllaut të Smajl Latifit, Ademit.
Tutje, Thaçi bëri thirrje që të respektohen masat anti-Covid, në mënyrë që ta kalojmë më lehtë këtë sfidë.
Më poshtë postimi i plotë:
Më kanë pikëlluar shumë vdekjet e qytetarëve tanë në ditët e fundit, si pasojë e infektimit me virusin COVID-19. I trishtë ishte lajmi edhe për vdekjen e Adem Latifit, vëllait të Kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifit. Familjes Latifi dhe gjithë atyre që i kanë humbur familjarët e tyre u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lutem për shërim sa më të shpejt të të gjithë të prekurve të tjerë. HTH