Ende nuk ka diçka zyrtare sa i përket rikthimit në parket të skuadrës që dy vitet e fundit përfundoi në pozitën e dytë të renditjes tabelare, ani pse edicioni 2019/2020 kaloi nën hijen e koronavirusit.
Para pak çastesh, KB Rahoveci, përmes një postimi në interesant, duket se dëshiron të paralajmërojë diçka, por që ende nuk mund të ndahet me publikun.
Në një dizajn interesant të fotografisë ku nuk kishte si të mungonte edhe llogoja e “Vreshtarëve”, publikuesi ia ka bashkangjitur fotos përshkrimin: “…?”, duke lënë shumë pikëpyetje tek tifozët, që mezi po e presin rikthimin e lojtarëve në parketin e palestrës ku atmosfera është gjithmonë në kulmin e saj, “Mizahir Isma”.
Gjithsesi, mbetet të shihet nëse gjatë ditëve të ardhshme do të ketë diçka më konkrete rreth klubit që po na përfaqëson denjësisht si qytet. /Rahoveci24/