Prishtina ka bërë një hap të madh drejt fitores ndaj Ferizajt.
Ishte sërish djaloshi i artë nga Rahoveci, Meriton Korenica që realizoi golin e dytë personal dhe të katërtin për skuadrën e tij, përcjell Rahoveci24.
Ndodhi kjo në minutën e 47.
Momentalisht, Prishtina udhëheq 4-1, teksa duket se me golin e shënuar nga “ishi” i Rahovecit, Prishtina veçse e ka siguruar fitoren.
Gjithsesi, shpresojmë që Korenica të arrijë edhe te “hat-tricku”, pse jo.