Pas dy vitesh shpërndahen 50 bursa, VV: Do ta trefishojmë numrin, mos manipuloni studentët

Komuna e Rahovecit ka konfirmuar se do të shpërndahen 50 bursa për studentë të Rahovecit për vitin e ri shkollor.

Por, sipas Lëvizjes Vetëvendoje, shpërndarja e bursave me pompozitet kaq të madh po bëhet në prag të zgjedhjeve dhe po tentohet të manipulohet me studentët.

Sipas kandidatit për kryetar nga VV, Visar Korenica, studentët janë ankuar se shpërndarja e bursave është bërë pjesërisht në dy vitet e fundit e madje për disa student nuk është bërë fare shpërndarja e bursave.

Ai ka kërkuar të ndalet manipulimi me studentët dhe që të gjithë të përfitojnë njëtrajtësisht sipas meritave e jo në baza familjare.

Pos tjerash, Korenica është zotuar të trefishojë numrin e studentëve përfitues nga bursat komunale.

Reagimi i plotë i Korenicës në Facebook:

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.