Drejtori i Drejtoris për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Rahovecit z. Hasan Përboqi ka shprehur shqetësimin e tij për mundësin e djegies së gomave gjatë 1 Majit.
Më poshtë lexoni reagimin e tij të plotë:
“Djegia e gomave për 1 maj nuk është traditë e jona, ajo nuk duhet praktikuar sepse ky veprim ndotë mjedisin, ajrin tonë e rrjedhimisht dëmton edhe shëndetin tonë.
Pa djegie gomash, pa mbeturina!
Shpresojmë që këtë 1 Maj ditë ndërkombëtare të puntorëve, zjarrfikësit mos të kenë shumë telashe me zjarre, edhe pse në këtë ditë ata ndodhen në punë në shërbim të qytetarëve, shërbimet emergjente e meritojnë t’a festojnë në qetësi këtë ditë!
Për çdo zjarr që sheh lajmëro në numrin fiks të zjarrfiksave 029-277-555″
