Organizata “Accessible Quality” dhuron 175 pako ushqimore dhe higjienike për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian që jetojnë në Komunën e Rahovecit

Organizata Accessible Quality jep 175 pako  ushqimore dhe  higjienike  për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian  të cilët jetojnë në Komunën e Rahovecit

Komuna e Rahovecit, ka pranuar  175 pako  ushqimore dhe  higjienike  për pjesëtarët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian nga  Organizata Accessible Quality Healthcare  (AQH) .

Ndihmat si donacion nga organizata AQH , janë pranuar nga Nënkryetari i Komunës Fatmir Iska , Shefi i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim ,Lendrit Qeli  si dhe Drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Bilbil Oruqi.    

Nënkryetari  Komunës Fatmir Iska, i ka falënderuar për mbështetjen dhe bashkëpunimin e organizatës AQH dhe Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim,  për konstruktivitetin e treguar në vazhdimësi, duke shpresuar  për bashkëpunime të ngjashme edhe në të ardhmen.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.