Nxehtë në dy ditët e ardhshme në Kosovë, rekomandohet shmangia nga rrezet e diellit

Mot kryesisht me diell dhe i qetë do të mbajë në dy ditët e ardhshme në Kosovë, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Ky institut ka rekomanduar që njerëzit t’iu shmangen rrezeve të diellit nga ora 9 deri në 17.

Sipas njoftimit, më 8 dhe 9 korrik, në Kosovë vranësira pritet të ketë vetëm përgjatë relievit malor, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të mbetet nën ndikimin e rrezeve të diellit.

640x74

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius.

“Indeksi UV do të jetë në vlerat e larta, që nënkupton se nga ora 9-17 mundësisht të jemi sa më të kufizuar nga rrezet e diellit”, thuhet në njoftim.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.