Njoftim nga DKRS, për artdashësit që të shprehin kreativitetin e tyre përmes punimeve të ndryshme në pikturë, skulpturë,grafikë si dhe fotografi me motive kombëtare

Njoftim nga DKRS, për artdashësit që të shprehin kreativitetin e tyre përmes punimeve të ndryshme në pikturë, skulpturë, grafikë si dhe fotografi me motive kombëtare

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Rahovecit, duke marrë parasysh gjendjen e krijuar nga pandemia COVID-19, shpallë këtë :

      NJ O F T I M

Për nder të “Javës së Dëshmorëve”, ftohen të gjithë artistët dhe artdashësit që të shprehin kreativitetin e tyre përmes punimeve të ndryshme në pikturë, skulpturë, grafikë si dhe fotografi me motive kombëtare.

Punimet do të shfaqen në ekspozitën virtuale “ART VIZUEL”, e cila do të organizohet për nder të “Javës së Dëshmorëve”, më 12 maj 2020 në ora 19:00, në webfaqen zyrtare të Komunës së Rahovecit.

Punimet mund të dërgohen në email: muharem.a.morina@rks-gov.net .

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.