Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, ka informuar qytetarët se në angazhimin e saj për ndërtimin e Sheshit Qendror të Qytetit, do të nis fazën e mbledhjes së të dhënave në zonën e qendrës së qytetit.
Në njoftim u bëhet me dije pronarëve të ndërtesave e objekteve, se drejtoria ka nevojë të mbledhë të dhëna të ndryshme mbi këto ndërtesa, siç është digjitalizimi dhe fotografimi i tyre.
Drejtoria ka lutur qytetarët që të kontaktojnë me drejtorinë nëse kanë ndonjë paqartësi:
Njoftimi i plotë:
Komuna e Rahovecit, përkatësisht Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, në bashkëpunim me zyrën e UN-Habitat në Kosovë, është në proces të mbledhjes së dhënave hapësinore në zonën e qendrës së qytetit, të cilat do të jetë në funksion të Konkursit Ndërkombëtar për dizajnimin e Sheshit Qendror të qytetit te Rahovecit.
Ne ju njoftojmë se në këtë proces, neve na duhen të dhënat e të gjitha ndërtesave në qendrën e qytetit të Rahovecit. Do t’i digjitalizojmë dhe fotografojmë ato, si dhe të mbledhim të dhënat për etazhitetin, shfrytëzimin e tokës, hapësirat e gjelbra publike, mobilitetin etj. Të dhënat do të shfrytëzohen për dizajnimin e Sheshit Qendror të Rahovecit.
Në rast se keni paqartësi, ju lutem kontaktoni me Drejtorinë e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit.
Ju falënderojmë për mirëkuptim!
