Nikoqiri i nderit, Edon Cana, shumë i angazhuar në promovim të HardhFest (Foto)

Nikoqiri i nderit i Hardh Fest 2016, Edon Cana, nuk po ndal angazhimin e tij drejt promovimit sa më të gjerë të edicionit të 15-të dhe jubilar të Hardh Fest.

Cana, i cili është edhe konsull i përgjithshëm i Kosovës në Strasbourg, po qëndron në Kosovë, ku po punon dhe po angazhohet vazhdimisht për promovimin e HardhFest si nikoqir nderi, ku ai edhe do të presë personalitetet e njohura nga të gjitha sferat bashkë me udhëheqësit komunal dhe institucional.

Së fundmi, Cana pos që ka ftuar një numër personalitetesh në Hardh Fest 2016, ka vizituar edhe veraritë më të mëdha të qytetit.

Ai ka qëndruar në Stone Castle, në Kosova Wine dhe te Bodrumi i Vjetër, ku është interesuar për punën që po bëhet dhe involvimin e këtyre verarive në Hardh Fest 2016, me theks të veçantë promovimin e vendit të tij në skenën nacionale dhe ndërkombëtare.

Shikoni disa prej fotove:

stone castle 1

stone castle 2

stone castle 3

stone castle 4

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.