Nesër shpallet konkursi për ndërtimin e sheshit, prezantohen anëtarët e jurisë

Nesër është planifikuar që të shpalet Konkursi Ndërkombëtar për dizajnimin e Sheshit Qendror të Qytetit të Rahovecit. Drejtori i Urbanizmi, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Rumir Zhuniqi, ka prezantuar sot pesë anëtarët e jurisë, të cilët do të merren me vlerësimin e projekteve që do të konkurrojnë.

Sipas asaj që ka bërë të ditur Zhuniqi, tre nga pesë anëtarët e jurisë janë arkitektë e planifikues urbanë që vijnë nga shtete të jashtme, ndërkaq dy prej tyre janë vendorë.

Zhuniqi ka shprehur besimin e tij se anëtarët e jurisë, duke u bazuar në kërkesat, idetë e propozimet e qytetarëve të Rahovecit, do ta zgjedhin projektin më të mirë që u përgjigjet nevojave të tyre.

Njoftimi i plotë:

Nesër, me 1 shtator, shpallim Konkursin Ndërkombëtar për dizajnimin e Sheshit Qendror të Qytetit.

Gjatë rrugëtimit për të ardhur deri në shpalljen e këtij konkursi, Komuna e Rahovecit, përkatësisht Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, me mbështetjen teknike te UN-Habitatit, ka ndjekur me përkushtim këshillat e profesionistëve dhe ka bërë përgatitjet e duhura që të konsultohen të gjitha palët e interesit. Përkundër pengesave të shumta për të organizuar takimet publike me qytetarë, gjetëm forma alternative online, përmes anketimit, që qytetarët të shtrojnë kërkesat e tyre, si dhe të japin idetë dhe propozimet e tyre për sheshin që duhet ta ketë dhe që e meriton Rahoveci. Tanimë kemi edhe jurinë pesë anëtarëshe, të përbërë nga dy arkitektë vendorë dhe tre ndërkombëtarë, të cilët kanë eksperienca dhe grada të larta akademike në fushën e arkitekturës dhe planifikimit urban. Këta pesë anëtarë të jurisë do t’i vlerësojnë idetë e pjesëmarrësve dhe do të vendosin për dizajnin më të mirë të sheshit të Rahovecit. Komuna e Rahovecit do të respektojë vendimin e jurisë dhe do të përkushtohet që ndërtimi i sheshit të lëvizë me hapat e duhur.

Më poshtë prezantoj pak nga kredencialet akademike të anëtarëve të jurisë:

DASHNOR KADIRI

Dashnor Kadiri ka diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Civile dhe Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Departamentin e Arkitekturës. Ai është i angazhuar si asistent profesor në Fakultetin e Arkitekturës, Departamenti i Vizualizimit dhe Estetikës Hapësinore që nga viti 2016. Aktualisht është në pjesën finale të doktorimit për “Qytete të Mençura – Jetesë e Mençur” në Fakultetin e Arkitekturës në Zagreb të Kroacisë. Dashnori është themelues i Define Studio dhe ka eksperiencë të gjatë në fushën e arkitekturës dhe urbanizmit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Norvegji, Arabi Saudite e Gjermani.

PËRPARIM RAMA

Përparim Rama është themelues i 4M Group, dizajner i njohur i arkitekturës dhe artist konceptual, i cili është shpërblyer edhe me çmime prestigjioze për punët e tij. Ai është fitues i çmimit për dizajnimin e barit më të mirë në botë nga Ëorld Interior Neës në Galerinë Saatchi në vitin 2013. Puna e tij është publikuar në disa revista ndërkombëtare të dizajnit, përfshirë edhe Revistën Londineze për Dizajnim të Ndërtesave. Është intervistuar nga BBC, CNN, BLOOMBERG, RAI, dhe The Times lidhur me arkitekturën dhe urbanizimin. Pasioni i tij për strategjitë e zhvillimit të qëndrueshëm e ka bërë Grupin 4M forcë të parë në praktikat e dizajnit të qëndrueshëm, duke u fokusuar në përdorimin e materialeve të recikluesheme, si pjesë e rëndësishme e çdo koncepti të dizajnimit, si dhe duke e vendosur mirëqenien njerëzore në qendër të qasjes së tij për zhvillim të qëndrueshëm. Ai është besimtar i fuqishëm për shërim nëpërmjet dizajnit.

ALEXIS SANAL

Si një prej themeluesve, Alexis Sanal bashkëdrejton studion e arkitekturës SANALarc në Stamboll prej vitit 2002. Ajo ka punuar për studio të ndryshme inovative të arkitekturës në Los Angeles përpara se të zhvendosej në Stamboll. Vizioni i saj i përparuar për lidhjen ndërmjet njerëzve dhe dizajnimit të ambientit të tyre është fokus i angazhimeve të saj akademike dhe profesionale. Në kohën sa kishte punuar për Moore Ruble Yudell kishte luajtur një rol të rëndësishëm në dizajnimin e kampusit 200 hektarësh “Imageering” të Ëalt Disney. Pasioni i saj është eksplorimi i kulturës së jetesës dhe ndërtimi i ambienteve urbane të kombinuara me kontekstet fizike dhe natyrore për të krijuar eksperienca imagjinative dhe domethënëse. Në këtë kuptim, SANALarc ka realizuar edhe dizajnimin e objekteve të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikimit (ITU), Kampusit BU Rasathane, SALT Research dhe Sishane Park. Ajo pranuar çmime të ndryshme për punën e saj, përfshirë çmimin  Arkitera Young në vitin 2012, çmimin Marvin E. Goody në vitin 2002 dhe çmimin për dizajn urban Ëallace Floyd në vitin 2001.

Prof. Dr. VANESSA MIRIAM CARLOW

Vanessa Miriam Carlow është profesoreshë e rregull e Universitetit Teknik në Braunschweig të Gjermanisë që nga viti 2012, ku drejton Institutin për Urbanizëm të Qëndrueshëm (ISU). Ajo është arkitekte e licencuar dhe planifikuese urbane. Po ashtu, ajo është themeluese e studios COBE Architects në Berlin. Carloë ka studiuar arkitekturën në Universitetin Teknik të Berlinit dhe Universitetin Teknik të Delftit ndërmjet viteve 1995-2002. Ajo ka marrë gradën master për Menaxhim Urban nga pesë universitete evropiane dhe PhD nga Qendra për Urbanizëm në Akademinë Mbretërore Daneze të Arteve të Bukura në Kopenhagë në vitin 2012. Puna e saj profesionale i ka siguruar çmime prestigjioze, përfshirë Golden Lion të Bienales së Venecias në vitin 2006, çmimin MIPIM në Kanë në vitin 2012 dhe Medaljen e Artë për Ndërtesat e Kopenhagës në vitin 2012.

FREDERIC SALIEZ

Një arkitekt dhe Inxhinier Civil nga Universiteti i Leuvenit në Belgjikë, Frederic Saliez mban edhe titullin master si Studiues i Gjeografisë nga Universiteti i Parisit. Përgjatë karrierës së tij, Saliez ka kontribuar në dizajnimin dhe implementimin e politikave publike në fushën e planifikimit urban, dizajnimit, kohezionit social, mbrojtjes së ambientit dhe trashëgimisë kulturore në kontekste të ndryshme. Ai ka kryer punë të suksesshme në Belgjikë, Portugali, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kubë, Keni, Kosovë dhe Brazil. Që nga viti 2012, Saliez është zëvendës kryetar i zyrës së Un-Habitatit për Evropë dhe Institucionet Evropiane, e vendosur në Bruksel.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.