Nesër Hardh Fest Party me Nita Latifin në Bar “Hardhia”, plus dy befasi tjera (Foto)

Hardh Fest 2016 ka konfirmuar mbrëmjen muzikore Pre Hard Fest Party 2016, ku do të performojë Nita Latifi në Bar “Hardhia”. Pos tjerash do të zbulohen edhe dy befasi tjera të mëdha…

Pre Hardh Fest 2016

Aktivitete të shumta dhe befasi pafund. Hardh Party 2016 vjen me një mbrëmje muzikore me performuesen LIVE, NITA LATIFI.

Të ftuar: Të gjithë, pa dallim
Vendi: Bar “Hardhia”
Koha: 20:00

Ky është vetëm fillimi. Njëherit bëhet inaugurimi i OBELISKUT “Hardh Fest”, monumentit identifikues në qytetin e rrushit për festivalin e rrushit.

Nuk ka mbaruar, jo. Do të bëhet edhe hapja e “Hardh Shop”, ku do të mund të bleni bluza dhe akcesorë të ndryshme kreative.

Dhe është vetëm fillimi…

#PerKokerrtQefit #HardhFest #2016

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.