Platforma më e re mediale në vend, Kanal10 nesër fillon edhe zyrtarisht punën e saj.
E krijuar nga një grup gazetarësh profesionistë dhe me synim të vetëm mirëinformimin e gjithë qytetarëve që jetojnë në trojet shqiptare, Kanal10 vjen para jush me një skemë të gjerë programore.
Siç dihet, një nga themeluesit e këtij kanali kombëtar është edhe bashkëvendasi ynë, Fidan Rama.
Më poshtë edhe konfirmimi nga faqja zyrtare e kanalit për fillimin e punës që nga data 10 Gusht.