Nesër, dita e parë e muajit të shenjtë, Ramazanit

Është shtylla e katërt me radhë e fesë islame, andaj jo më kot pritet me padurim sa herë që vjen.

Muaji i shenjtë i Ramazanit, këtë vit na gjenë në një situatë tjetër, por adhurimi ndaj Zotit dhe Ibadetet për nder të tij nuk do të ndalen as tash, shkruan Rahoveci24.

Për shkak të pandemisë Covid19, nuk do të ketë iftare të organizuara, teksa ndalohet edhe vajtja-ardhja tek të afërmit, për shkak të rrezikut nga koronavirusi.

Gjithsesi, agjërimi do të jetë i njëjtë, me shpresën se së bashku me familjet tuaja dhe me shëndetin në plan të parë, do ta shijoni çdo ditë.

Për fillimin e Ramazanit, kanë uruar edhe krerët e Bashkësisë Islame të Kosovës, teksa më poshtë mund ta gjeni urimin e myftiut, Naim Tërnava.

#Ramazani_2020Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të…

Posted by Bashkësia Islame e Kosovës on Thursday, April 23, 2020

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.