Ka ndërruar jetë para pak kohësh ish-futbollisti i Rahovecit dhe njëri nga kontribuesit më të mëdhenj të sportit në qytet, Faik Vuçitërna.
Ai tash e një kohë vuante nga një sëmundje, teksa ndërroi jetë sot.
Lajmin e hidhur e kumtoi një nga anëtarët e familjes së ngushtë përmes rrjeteve sociale.
Ai do të kujtohet përherë si njeri i dashur, i shoqërueshëm dhe sportist i shquar.
Redaksia jonë, familjes dhe miqve u shprehim ngushëllimet më të sinqerta. /Rahoveci24/