Ndërron jetë anëtari i LDK-së në Rahovec

Ka ndërruar jetë anëtari i LDK’së nga Komuna e Rahovecit, Shaban Dana, raporton Gazeta Express.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes Facebook’ut, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti.


“Sot me pikëllim e morëm lajmin e ikjes në amshim të Shaban Danës, ish anëtar i kryesisë i degës së LDK-së në Rahovec, veprimtar i LDK-së që nga themelimi. Pas luftës ka qenë zyrtar i lartë për arsim dhe për 4 vite ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Drejtorisë Komunale për Arsim”, ka shkruar Hoti.

Sot me pikëllim e morëm lajmin e ikjes në amshim të Shaban Danës, ish anëtar i kryesisë i degës së LDK-së në Rahovec,…

Posted by Avdullah Hoti on Tuesday, July 21, 2020

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.