Ndaleni dikush Meriton Korenicën, ylli i Prishtinës kompleton “hat-trickun”

I jashtëzakonshëm. Fenomenal. Përtej çdo pritjeje. Meriton Korenica duket se e ka pritur me plot zemër rikthimin e futbollit në vendin tonë.

Djaloshi që u rrit në KF Rahoveci, ka realizuar edhe golin e tretë përballë Ferizajt, për ta kompletuar kështu “hat-trickun”, përcjell Rahoveci24.

Korenica kështu regjistron golin e katërt brenda dy ndeshjeve, pas atij ndaj Drenicës në kuadër të DigitAlb Kupës.

Prishtina thuajse e ka siguruar fitoren, pasi momentalisht udhëheq 6-1, ndërsa Meritoni ishte realizator në golin e parë, të katërt dhe të pestë të kryeqytetasve.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.