Mot i freskët, gjasa për riga të dobëta shiu

Sot në Kosovë do të mbajë moti freskët, me intervale kohore me diell dhe vranësira. Ka mundësi që të ketë riga të dobëta lokale shiu. Temperaturat maksimale mund të arrijnë rreth 19-20 gradë Celsius në nivel vendi.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Rrallëherë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë shiu.

640x74

Nesër në tërë rajonin na pret mot mjaft jo stabil. Priten intervale kohore me diell paradite, kurse nga mesdita ose pasdite priten reshje shiu. Vende-vende do të ketë edhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Edhe ditëve të ardhshme në tërë rajonin tonë pritet të kemi mot të paqëndrueshëm, me intervale kohore me diell dhe shpeshherë me zhvillime të vranësirave të cilat do të sjellin reshje lokale shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. /MeteoBallkan

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.