Mësim për organet komunale, qytetari e mbulon vetë gropën në mes të qytetit

Janë të shumta gropat që krijohen nëpër qytet, e që për arsye të ndryshme nuk rregullohen me kohë.

Por, një qytetat i ndërgjegjshëm ka bërë një gjest fenomenal, duke e rregulluar vetë atë, përcjell Rahoveci24.

Ka qenë gazetari Shaip Shala që përmes një postimi në profilin zyrtar të rrjetit social “Facebook” publikoi foton e qytetarit gjatë rregullimit të gropës, teksa sipas Shalës ai preferoi të jetë anonim.

Kjo foto nuk do shumë koment, por shprehje falëmnderimi për qytetarin, i cili mbush gropën tek semaforat në Rahovec. Për opinionin ky shembulltori preferoi të mbetej anonim!

Posted by Shaip Shala on Monday, April 13, 2020

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.