Meriton Korenica i jashtëzakonshëm, me gol ia siguron fitoren Prishtinës

Prishtina ka shënuar edhe fitoren e radhës në kuadër të xhiros së 25 në Superligë.

“Bardhë e kaltërit” e Armend Dallkut mposhtën Dukagjini e Klinës që udhëhiqet nga Severin Elezaj, me rezultat bindës 4-1.

Ish-futbollisti i KF Rahovecit dhe bashkëvendasi ynë, Meriton Korenica pati meritat më të mëdha, pasi në minutën e 85 shënoi për 3-1, me çka “detyroi” bashkëlojtarët të frymojnë më lirshëm, teksa shënuan edhe të katërtin fare në fund.

“Toni” vazhdon me formën fenomenale, ku tani ka pesë gola në katër ndeshjet e fundit, derisa “viktimat” pas rikthimit nga pandemia ishin Drenica (DigitAlb Kupa), Ferizaj dhe Dukagjini.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.