Sipas disa zërave në opinionin futbolldashës kosovar, Liga e Dytë e Kosovës pritet të fillojë me 5 Shtator.
Megjithatë, skuadra e qytetit edhe më tutje nuk ka konfirmuar nëse stërvitjet do të fillojnë së shpejti apo jo, përcjell Rahoveci24.
Të paktën kështu shkruan portali “KF Rahoveci Press”, i afërt me klubin “vreshtar”, që duke u thirrur në burimet e veta, thotë se është shqetësues fakti sesi edhe më tutje nuk ka ndonjë të re nga një prej skuadrave më me traditë në vend, ndërsa kritikon autoritetet komunale për mos-ekzekutim të të hollave, ani pse ka mbetur edhe pak kohë deri në fillim të sezonit.