Mbahet mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Sabahajdin Qeskës

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në përkujtim të jetës dhe veprës tani më të ndierit, Sabahajdin Qeska, (Inspektor për Çështje Komunale), komuna e Rahovecit ka organizuar mbledhje  komemorative. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin kryetari i komunës, Smajl Latifi, nënkryetari Fatmir Iska, kryesuesi i kuvendit Afrim Dina familjar dhe bashkëpunëtor të të ndjerit.

Në fjalimin e tij kryetari, Smajl Latifi ka thënë se Sabahajdin Qeska, tash e 17 vite shërbeu me përkushtim dhe devotshmëri si Inspektor për Çështje Komunale, ku dha kontributin e tij të pashoq, profesionalizmin dhe punën e tij që do ta mbajnë përherë të paharrueshëm për familjen, kolektivin dhe rrethin shoqëror që ai kishte.

640x74

“Në cilësinë time publike mund të them vetëm fjalë miradie për të. Ai ishte i gatshëm të trajtoj me shumë kujdes interesat e komunitetit që përfaqësonte, të trajtoj me vëmendjen e duhur interesin publik dhe shoqëror para atij personal. Ai do të mbahet gjatë në mend për kontributin e tij në zhvillimin dhe përparimin e komunës së Rahovecit”, ka thënë në mes tjerash në fjalimin e tij kryetari Latifi. 

Besnik Hoti, drejtor i Drejtorisë për Punë Inspektuese në fjalimin e tij ka thënë se përkujtimet në secilin rast janë të rënda porse kur ato bëhen për persona që pas vetës lënë tregimet e drejta të jetës-sikur lehtësohen pak dhe të njëjtëve u shtohet hijeshia. I tillë ushe komemoracioni që sot bashkë me Juve, me familjen e me mitë e Sabahajdinit po e mbajmë për të kujtuar jetën, veprën, shëmbëlltyrën dhe gjithë atë qi i ndjeri la pas.

Në emër të familjes ka folur Agron Berisha i cili ka thënë se ai (Sabahajdin Qeska) ka lënë miq, bashkëpunëtor dhe njerëz të tjerë të cilët e njohën e që për kohë të gjatë Sabahajdin Qesken (Bahen) do ta marrin si shembull të mirësisë dhe dashurisë së mirëfilltë. Kjo ndjenjë e përzier mes krenarisë dhe pikëllimit sidomos prej ju bijtë e tij, rrit shkallen e përgjegjësisë dhe ju obligon që të vazhdoni rrugën aty ku i ndjeri e la, ajo rrugë është rruga e veprave të mira dhe kontributi për atdheun.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.