Komuna e Rahoveci e cila ka prioritet bujqësinë, është goditur mbrëma nga një stuhi breshëri.
Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, për Gazetën inFokus, ka thënë se ende nuk kanë informacione se sa janë dëmet e shkaktuar.
Ai ka bërë të ditur se tani ekipet vlerësuese janë në terren për të mësuar vlerën e sakt të dëmeve në bujqësi.
“Ne tash i kemi dërguar ekipet në terren po presim informacionet gjatë ditës më konkrete mund të këtë bërë dëme në raste të caktuara, por breshëri ka qenë i rrallë këtu. Mirëpo sa ka dëmtuar mund ta kem një pasqyre deri diku pasdite”, ka thënë Latifi.
Kujtojmë që mbrëmjen e të martës një stuhi me shi e breshër disa nga komunat e Kosovës.
Më të prekurat ishin Ferizaj, Shtime, disa fshatra të Rahovecit dhe Gjakovës.
Sipas parashikimeve të motit, të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë–herë me reshje shiu, të përcjellura me shkarkime rrufesh.
Ndërsa të enjten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, vranësirat në pjesën e dytë do të zhvendosen në drejtim të juglindjes.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës gjatë këtyre dy ditëve, parashihen të lëvizin ndërmjet 15-25 gradë.