Kreu i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi përmes një postimi në faqen zyrtare të rrjetit social “Facebook”, ka reaguar pas rasteve të reja me koronavirus.
Ai u ka bërë ftesë qytetarëve që t’i respektojnë masat mbrojtëse, si distancën fizike, maskat dhe pastrimin e duarve sipas kohës së propozuar nga OBSH-ja dhe IKSHPK-ja, pra 20-30 sekonda.
Më poshtë postimi i plotë:
Nëntë(9) raste pozitive me COVID-19 dhe dy(2) të shëruar të tjerë në Komunën tonë
Të nderuar bashkëqytetarë,
Edhe nëntë(9) qytetarë pas testimit për COVID 19 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHP në Prishtinë, kanë dalë POZITIV.
Lajmi i mirë është se edhe dy qytetarë pas ritestimit kanë rezultuar sot NEGATIV, pra, llogariten terësisht të shëruar.
Rastet e paraqitura sot janë: tetë(8) nga qyteti i Rahovecit dhe një(1) nga fshati Ratkoc, ku tre prej këtyre pacientëve aktualisht po trajtohen në Klinikën Infektive në Prishtinë dhe gjendja e tyre shëndetësore është stabile.
Përpjekja e madhe e përbashkët e deritanishme mund të na shkojë huq për shkak të pakujdesisë së mos përmbajtes së tri rregullave themelore, të cilat duhet të jenë përditshmëri e jona edhe pa pandemi, si:
- mbajtja e distancës fizike,
- mbajtja e maskave dhe
- larja e duarve me kujdes disa herë në ditë, për 20-30 sekonda.
Ju lutem, që t’iu përmbaheni të gjitha rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Mbani distancën fizike për së paku 2 metra dhe aplikoni masat e nevojshme higjienike.
Papanik
Mekujdes
SL