Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka njoftuar se një rast që ka rezultuar pozitiv me COVID-19, është rast i kontaktit familjar.
Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se situata është nën kontroll nga Shtabi i Posaçëm Emergjent në komunën e Rahovecit
Njoftimi i plotë:
Sapo u njoftuam nga IKSHP se nga 4 mostrat e marra sot në komunën e Rahovecit, 1rast ka rezultuar pozitiv me COVID 19, e që është nga qyteti, rast i kontaktit familjar.
Mos keni frikë, sepse situata është nën kontroll nga Shtabi i Posaçëm Emergjent në komunën e Rahovecit!
Ju lutem shumë që t’i respektoni udhëzimet e profesionistëve shëndetësor. Vetëm në këtë mënyrë e parandalojmë përhapjen e virusit.