Latifi: Drejtësi e vonuar dhe e mohuar

Kreu i komunës së Rahovecit ka reaguar para pak çastesh lidhur me dënimin e vogël që gjykata ia ka shqiptuar serbit të akuzuar për krime ndaj popullatës civile në Krushë të Vogël, Darko Tasiq, dënim prej 22 vitesh heqje lirie.

Latifi këtë aktgjykim e ka quajtur si drejtësi të vonuar dhe për më tepër të mohuar.

Më poshtë postimi i plotë:

DREJTËSI E VONUAR DHE PËR MË TEPËR DREJTËSI E MOHUAR

Kur drejtësia përballet me fytyra nënash të përvuajtura e të djegura deri në palcë, me familjarë të të vrarëve e të msakruarve, asnjë verdikt a dënim nuk është i mjaftueshëm.

Sot, në Gjykatën Themelore në Prizren u dha verdikti për të akuzuarin për krime lufte dhe bartje të kufomave Darko Tasić, i cili u dënua me 22 vjet vuajtje dënimi dhe unë si udhëheqës i një komune e cila ka më së shumti të vrarë e të masakruar, e për më tepër i njëjti akuzohet për krime lufte përveç në Krushë të Vogël, edhe për krimet makabre ndaj krushjanëve dhe djegien e kufomave edhe në Krushë të Madhe, ndihem jo vetēm i prekur thellë nga kjo drejtësi dhe ky përfundim, por edhe shpreh pezmin tim për një dënim kaq të vogël ndaj një krimineli kaq të madh, i cili bashkë me babain e vet, vëllaun e kriminelë të tjerë, veç tjerash edhe dhunuan e i djegën viktimat e veta.

Fakti që qindra krime, masakra, krematoriume po shpërlahen me 22 vjet vuajtje dënimi është i paparanueshëm dhe indinjues sepse prek direkt në ndjenjat e atyre që humbën më të dashurit në luftë, na prek ne si pjesmarrës aktiv më luftë dhe në shtetndërtim, kur dihet se të tilla krime kërkojnë përgjegjësi më të lartë morale, paanësi dhe dënim maksimal, që drejtësia të vihet në vend.
—-
Shteti ynë duhet të këmbëngulë e tē kërkojë drejtësi dhe ndëshkim për krimet e Serbisë në Kosovë të kryera nga kriminelët serb.
Kosova dhe Qeveria jonë duhet të vazhdojë me insistim e të kërkojë me ngulm nga autoritetet hungareze edhe ekstradimin në Kosovë të kriminelit Ljubisa Manitaseviq nga Hoça e Madhe, që ai të përgjigjet para drejtësisë për veprat e bëra, pikërisht këtu në vendin e krimit.
Krimineli Manitasheviq u arrestua ditë më parë në Hungari, ku padrejtësisht autoritetet atje paskan marrë vendim që kriminelin ta ektradojnë në Serbi.

Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës ka kërkuar zyrtarisht nga autoritetet hungareze, por Serbia po e bllokon me kërkesat e saj konkuruese të ekstradimit dhe po i mbron kriminelët. Ministri i Drejtësisë, z. Selim Selimi, sot përsëri ka kërkuar zyrtarisht që autoritetet e shtetit hungarez të rikonsiderojnë vendimin e ta kthejnë Manitasheviqin në Kosovë e jo ta ekstradojnë në Serbi.

drejtësipërviktimat!

ndëshkimpërkriminelët!

SL

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.