Edhe tre raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sonte në Rahovec.
Ka qenë edhe vetë kreu i komunës, Smajl Latifi, që ka përkujtuar se lehtësimi i masave nuk do të thotë se puna me pandeminë është mbyllur. Ai ka shtuar se të infektuarit nga Rahoveci janë në gjendje stabile.
Përmes faqes zyrtare të rrjetit social “Facebook”, Latifi ftoi qytetarët t’iu përmbahen rekomandimeve të IKSHP-së, pasi edhe më tutje jemi në luftë me virusin e panjohur. /Rahoveci24/