Është shënuar edhe viktima e 12-të nga koronavirusi në Kosovë.
Siç ka njoftuar ministria, sot ka vdekur edhe një pacient i cili vjen nga Ferizaj.
I njëjti, sipas komunikatës ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.
Njoftimi i plotë:
Klinika Infektive e QKUK-së njofton se sot më 17. 04. 2020 ka përfunduar me vdekje pacienti S.M. nga Komuna e Ferizajt.
Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datën 12.04.2020, i referuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare –Ferizaj.
Pacienti ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Kjo është vdekje e dymbëdhjetë nga Virusi Korona Covid-19 në Kosovë.